LajmeMaqedoniTopLajm

Pakoja e 5-të ekonomike, Bytyqi: Targetojmë 650 000 punonjës në sektorin privat

Zbatimi i saj veçmë ka filluar dhe do të zgjatë deri në fund të këtij viti, tha në “Intervistën e Javës “ në TVM2, zëvendes kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Sipas tij, rreth 30 % të buxheti të kësaj pakoje , dedikohet për pagat e puntorëve në sektorin privat, ndërsa pjesa tjetër , për mbështetje të ndryshme finansiare të kompanive.
“Me masat ekonomike të pakos së pestë ne targetojme 650 mijë të punësuar në sektorin privat dhe kryesisht ata të cilat janë më të vërtetë të prekur financiarisht nga pandemia, ku shënojnë rrënie etë ardhurave. Ne mendojmë se masat të cilët i futëm në pakon e 5-të efekti duhet të jetë shumë më i madh sepse në këtë mënyrë ne ndihmojmë ata të cilat krijojnë dhe mbajnë vendet ereja të punës. Mundohemi që ky numër prej 650 mijë të punësuar në sektorin privat të “mbajmë” gjallë që të mos humbasim”, u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi.
Prej fillim të pandemisë e deri më sot rreth 19 mijë punëtorë në sektorin privat kanë humbur vendet e tyre të punës, thotë për herë të parë në TVM2 Bytyqi. Ky numër është brengoses për një shtet si i yni, për këtë arsyje, shton Bytyqi me zbatimin e pakosë 5-të dhe të 6-të gjatë këtij viti, pritëshmirët janë që të rikëmbet ekonomia në të gjitha sektoret nga pak.
“Të gjitha trendet ekonomike në tre mujorin e parë janë mjaftë shpresëdhënëse dhe mendojë se edhe me proekcionet tona si Qeveri, por edhe të institucioneve të ndryshme finansiare ndërkombëtare realisht, thonë se viti 2021 do të jetë vit shumë herë më i mirë se sa 2020”, theksoi Bytyqi.
Në 30 masat e parashikuara në pakon e 5-të ekonomike parashikohen kreditim të kompanive pa interes, shlyerja e normave të interesit të borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike, ndihma finansiare për radiodifuzerët, përkrahje finansiare të kompanive që bëjnë transport ndërkombëtarë, mjete për likuiditetin e kompanive dhe artizanatet.
Ndërkohë, pakoja e 6-të ekonomike “peshon” 17.8 milion euro, mjete të cilat dedikohen kryesisht për mbështetje finansiare të sektorit të turizmit, gastronimisë, sallonet e dasmave dhe klubet e natës, për agjencionet turistike, për muzicientët, për mediat si dhe teste PSR falas për turistët e huaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close