LajmeRajonTopLajm

Pak ditë nga afati për targat, Blinken thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë “zgjidhje paqësore”

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se Sekretari Blinken po i ndjek nga afër zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price ripohoi mbështetjen amerikane për bisedimet Serbi-Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Price tha se edhe në telefonatat që Blinken kishte gjatë këtij muaji me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Vuçi, nënvizoi mbështetjen amerikane për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

“Mesazhi ynë për këtë ka qenë konsistent. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.

“Kjo është arsyeja pse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari Blinken ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, shtoi tutje ai.

Ndërsa kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në skadim të afatit për implementimin e marrëveshjes për targa, Price tha ka ende shpresë se marrëveshja mund të arrihet.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se ato mund ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price për The Pavlovic Today.

Vetë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar, gjatë qëndrimit në Prishtinë javën e kaluar tha se ka kërkuar nga kryeministri Kurti që afati për zëvendësimin e targave të shtyhet edhe për 10 muaj të tjerë.

Por, ai tha se nuk ka marrë zotim nga Qeveria që kjo do të ndodhë. Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë thënë sinjale se do të tërhiqen nga zbatimi i implementimit të marrëveshjes për targa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close