EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Pagesa e pensioneve vazhdon rregullisht, procedura në Gjykatën Kushtetuese nuk ndryshon asgjë në modelin aktual

Pagesa e pensioneve po zhvillohet rregullisht dhe pa ndryshime. Të gjitha pensionet paguhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Lidhur me informacionin mbi procedurën në Gjykatën Kushtetuese, Ministria sqaron se hapja e një procedure nuk do të thotë heqje ose ndryshim i masave që janë aktualisht në fuqi. Të gjitha zgjidhjet ligjore mbeten në fuqi derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar.

“Ministria u bën thirrje pensionistëve të mos u nënshtrohen dezinformatave dhe spekulimeve. Çdo ndryshim i mundshëm në kuadrin ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Sigurimi social dhe stabiliteti i sistemit pensional, thonë nga Ministria, mbeten prioritet kryesor i Ministrisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close