LajmeMaqedoni

Padi ndaj 61 vjeçares e cila në Gjykatë dorëzoi raport fals të Qendrës Klinike të Tetovës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 61 vjeçares nga Tetova nën dyshimet se ka falsifikuar raport mjekësor, sikur të jetë dorëzuar nga Qendra Klinike e Tetovës.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal 61 vjeçares Gj.S. nga Tetova për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale dokumente të falsifikuar dhe paraqitje e dëshmive rreme”, raportoi Policia, duke sqaruar që dokumenti rrejshëm tregon se e akuzuara ka qenë në kontrolle mjekësore.

Ajo në muajin dhjetor në Gjykatën Themelore në Tetovë kishte dorëzuar një raport të Qendrës Klinike në Tetovë në emër të Z.A. Përmes këtij dokumenti të rrejshëm, ajo kishte arritur të fiton një aktgjykim në favor të saj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close