LajmeRajon

Pacolli letër Kurtit, thotë se një shtet është i gatshëm ta njohë Kosovën

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një letre të drejtuar kryeministrit Albin Kurti  ka bërë të ditur se një shtet të cilit nuk ia ka përmendur emrin, e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Në këtë letër Pacolli ka shkruar se presidenti i shtetit në fjalë ka shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.

Pacolli ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti që nga 18 dhjetori. Ai ka shtuar se gjithçka është e rregulluar dhe për këtë njohje ka punuar vet ai.

”Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht; Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryer formalitetin e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj eventuale në këtë shtet. Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Kurti nuk iu përgjiget letrave të tij. ”Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia,(ashtu siç nuk iu përgjigjët as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore)”.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe takimin e fundit me Kryeminstrin Albin Kurti. ‘Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close