
Pa para nga thesari i shtetit, komunat në vend nuk mund të funksionojnë. Rreth 76% e buxheteve komunale financohen nga buxheti qendror, dhe vetëm gjashtë për qind e buxhetit komunal është nga paratë e mbledhura nga taksat. Në plan afatgjatë, ekziston rreziku që komunat të mos kenë vetë-qëndrueshmëri, sipas një analize të Institutit për Kërkime Ekonomike “Finance Think”. Kryetarët e komunave duhet të bëjnë çmos për të mbledhur taksat më mirë, por edhe për të investuar më shumë në projekte në komunat e tyre.
Një e treta e komunave janë të varura, që është më shumë se 80% dhe arrin në 96%. Komunat duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbledhur të ardhurat e tyre tatimore, por gjithashtu fondet që i kanë në dispozicion duhet t’i investojnë më shumë në komponent zhvillimor. Për momentin, ai komponent nuk është i mjaftueshëm ndërsa është sukses kyç që komunat të bëhen të qëndrueshme në të ardhmen – u shpreh Bllagica Petreski – “Finance Think”.
Analiza tregoi se komunat më të mëdha kanë të ardhura më të larta nga marrja e kompensimeve për lëshimin e lejeve të ndërtimit. Në komunat ku ka pasur zgjerim ndërtimor, ka arritur që 25% e buxhetit të jetë nga mbledhja e kompensimeve të lejeve të ndërtimit. Nga instituti thonë se në afat më të gjatë kryetarët e komunave do të duhet të përgatiten të heqin dorë ose ta zvogëlojnë dhënin e lejeve ndërtimore që qytetet të jenë më të gjelbër dhe human.



