BotaLajmeTopLajm

Pa Merkel, Ballkani drejt pasigurisë?

Shtypi gjerman i kushtoi vëmendje të madhe turit të lamtumirës së Angela Merkelit në Ballkanin Perëndimor.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për Bashkimin Europian.

“Shtetet anëtare të BE-së duhet të mbajnë gjithmonë parasysh, se ka një interes absolutisht strategjik’ për ne, që këto vende të pranohen në BE”, tha Merkel në Beograd. Me këtë pa e përmendur me emër Merkel u pozicionua mbi rritjen e influencës ekonomike dhe politike të Kinës në rajon.FAZ i kushton vëmendje edhe gati paralizimit të procesit të anëtarësimeve në BE duke thënë se “Merkel foli për një shqetësim për aftësinë institucionale funksionuese”.

Gazeta “Rheinische Post” shkruan, se që në vitin 2005 për herë të parë si kancelare gjatë udhëtimit në Ballkan, Merkel bëri të ditur, se sa të nevojshme janë për rajonin perspektivat e reja pas luftërave të përgjakshme. Por ende sot perspektiva e anëtarësimit është e ngadaltë dhe aktorë të tjerë të fuqishëm duan të zënë vend në këtë krah të hapur të Europës. “Kjo e dobëson Europën. por në fund të kohës së saj si kancelare, Merkel vetëm mund të apelojë tek BE dhe të sigurojë, se Ballkani edhe për pasuesin e saj do të jetë një çështje zemre”, thotë e përditëshmja gjermane.

Neue Zürcher Zeitung në artikullin e saj “Pak vëmendje për Ballkanin”, shkruan se për Merkelin ka qenë i rëndësishëm stabiliteti, pas luftërave të përgjakshme në rajon, dhe kjo është arritur në masë të madhe. Por çështjet e mëdha mbetën të pazgjidhura. Bisedimet e drejtuara nga BE mes Kosovës dhe Serbisë lëvizin ngadalë pa asnjë rezultat. Kurse gazeta gjermane tageszeitung nën titullin “Një lamtumirë melankolike drejt së panjohurës” pyet, nëse perspektiva e Ballkanit Perëndimor pas largimit të Merkelit do të hiqet nga vëmendja, duke thënë se çfarë do të vijë, është e paqartë, e kjo e rrit pasigurinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close