
Gjatë vizitës në këtë shtet e para e vendit ka zhvilluar një takim me homologun e saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.
Pas takimit Osmani është shprehur se Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm.
Osmani vizitën në shtetin e Portugalisë e nisi gjatë ditës së djeshme.
Në këtë vizitë Osmani do të shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë.
Po ashtu në kuadër të vizitës në Portugali, Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.



