
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së shtetit të Letonisë.
Osmani përmes një postimi në platformën “X”, është shprehur se Kosova dhe Letonia të forcojë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin në mes vete.
“Urime Presidentit, @EdgarsRinkevics, kryeministër @EvikaSilina, dhe popullit të Letonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë! Kosova i vlerëson lidhjet e forta mes vendeve tona. Ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani në “X”. /21Media



