LajmeRajon

Osmani takon ish-presidentin Bush, e quan lajmëtar i pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në SHBA, është takuar sot me ish presidentin George W. Bush, të cilin e ka cilësuar lajmëtar dhe avokues për pavarësinë e Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin me ish-presidentin Bush, duke përkujtuar thënien e tij gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin  2007.

“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, ka shkruar Osmani.

“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close