
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes së saj në pritjen e liderëve në New York, ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një postim në platformën X, Osmani e ka cilësuar Blinken si përkrahës të palëkundur të popullit të Kosovës.
“Gjithmonë e mrekullueshme të takohesh me Sekretarin Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen e liderëve në New York nga presidenti, Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi ajo.



