LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Sot shqiptarët janë të liruar nga puna, sipas vendimit të Kushtetueses sot secili mund të thotë se unë e kam ditë jo pune

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në panel diskutimin me temë “Shqipja gjuhë zyrtare – shtyllë e Marrëveshjes së Ohrit”, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 17 tetorit, përcjell TV21. Osmani duke e komentuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që është ditë jo pune për shqiptarët në RMV, tha se sipas vendimit të Kushtetueses, sot secili mund të thotë se jam shqiptar dhe se për të është ditë jo pune.

“Çdo mekanizëm mbrojtës i Marrëveshjes së Ohrit del pikërisht nga përkatësia etnike. Badenteri del nga përkatësia etnike e deputetëve, Balenceri del nga përkatësia etnike e qytetarit, bile dikush e kishte shkruar në rrjetet sociale dhe mendoj se është temë interesant. Thotë a do të mundet tash pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, secili të shfrytëzojë secilin pushim fetar, etnik, dhe shtetëror, secilën festë etnike, fetare shtetërore. Sot për shembull shqiptarët janë të liruar nga puna, për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk i njeh qytetarët në bazë të përkatësisë etnike, secili sot mund të thotë se unë e kam ditë jo pune, se sot unë ndihem shqiptar”, tha ems tjerash Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close