
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar ditën e Alfabetit 22 Nëntorin duke shkruar se Dita e Alfabetit Shqip është kujtesë e përpjekjeve të rilindësve për të unifikuar gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar, shkruan Top24
22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqip, është kujtesë e përpjekjeve të rilindësve për të unifikuar gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar. Alfabeti shqip nuk është vetëm mjet shkrimi, por simbol i krenarisë, kulturës dhe aspiratave tona si popull.
Le ta festojmë këtë ditë duke nderuar të kaluarën dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur!
Urime Ditën e Alfabetit Shqip!



