LajmeRajon

Osmani pritet nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër me ftesën e parlamentit të këtij vendi, raporton Zeri.info.

Gjatë kësaj vizite është pritur edhe nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.

Në një postim në “Facebook”, Osmani ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është diksutuar për prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimin e pandemisë e disa tema të tjera.

“Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra e poashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara”, ka shkruar Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close