LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani në takim të Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Austri, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor”, që po mbahet në Vjenë dhe Vahau, me iniciativën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Schallenberg.

Siç informojnë nga MPJ-ja, Osmani do të mbajë fjalim në dy sesionet e punës, me temat “Shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual” dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Është koha që të realizohet!”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close