LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani: Ndryshimet Kushtetuese janë moment historik, deri në vitin 2030 RMV bëhet vend anëtar në BE

Në seancën e parë simuluese konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, sot të organizuar nga Fronti Europian, si dhe inaugurimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale Dr. Bujar Osmani, nga ana e Kuvendit të sapozgjedhur. Osmani ka falënderuar të gjitha partitë politike për mbështetjen e treguar gjatë zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se zgjedhja e tij si president është një hap i madh drejt realizimit të ëndrrave për një shtet me mundësi të barabarta për të gjithë.

Osmani ka vënë në dukje se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik, jo vetëm për komunitetin maqedonas dhe bullgar, por edhe për të gjithë vendin, pasi kjo do të ndihmojë në eliminimin e dilemave dhe interpretimeve të ndryshme për çështjet identitare. Ai ka njoftuar se lajmi për ndryshimet kushtetuese i cili do të komunikohet në Bruksel dhe presidencën belge të BE-së, dhe sipas marrëveshjes së arritur, nuk do të ketë nevojë për mbledhje shtesë, duke hapur rrugën për procesin e hapjes së kapitujve të BE-së.

“Të nderuar deputetë, i nderuar krytear i Kuvendit, sa emotiv është mesazhi që zoti Sela pothuajse humbi jetën për të mbrojtur të drejtën e zotit Xhaferi për krytarë Kuvendi, e sot kryeministri Talat Xhaferi voton për zgjedhjen e zotit Sela për kreytarë të Kuvendit.
Dua të falenderoj të gjitha partitë politike që më dhanë besim në këto zgjedhje, për të kërkuar votën qytetare, në fakt unë nuk kam qenë kandidat vetëm i një partie, por i të gjitha partive të cilat kanë ëndërruar për një shetet të mundësive të barabarta. Zgedhja ime për president është realizimi i ëndrrave të kahmotshme, të rrënimit të barierave që u ndalonte njerëzve të ëndërrojnë në këtë vend.
Vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik për dy arsye. Nën një, për komuniteti maqedonas për shkak se për herë të parë në dokumentin më të lartë shtetëror, komuniteti maqedonas dhe ai bullgar shkruhen si dy komunitete të veçanta dhe kjo përgjithmon e ndal dilemën dhe interpretimet e ndryshme për çështjet identitare, dhe kjo është fitorja më e madhe në komunitetin maqedonas. Lajmi për ndryshimet kushtetuese sot u kumtohet Brukselit dhe presidencës belge me BE-në, dhe sipas marrëveshjes së arritur para dy viteve, nuk ka nevojë për mbledhje shtesë, dhe në momentin që ky lajm do ti kumtohet presidencës belge, ajo është e detyruar që nesër të thirë mbledhjen e dytë ndërqeveritare dhe të rrumbullaksojë procesin e hapjes së kapitujve. Hapja e kapitujve që ndodh disa ditë pas ndryshimeve kushtetuese, do të thotë derdhjen e të gjitha instrumenteve të BE-së që ka të bëjë me kapituj 23 dhe 24, për shtetin ligjor për luftën kundër korrupsionit, për ardhjen e të gjitha fondeve të mundshme, vetëm 2 miliard euro janë aprovuar nga BE-ja që menjëher të lirohen për Maqedoninë e Veriut, 2 miliard euro grant, dhe 4 miliard euro kredi me kushte shumë të lehta, që do t’i japë nxitje të madhe të ekonomisë së vendit”, tha Osmani.

Osmani ka theksuar se hapja e kapitujve do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për vendin, duke përfshirë fondet e BE-së dhe kredi me kushte të favorshme, të cilat do të ndihmojnë në nxitjen e ekonomisë së vendit. Ai ka bërë zotimin se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2030, dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje mbipartiake për të garantuar standardin jetësor dhe për të përmbushur kushtet për integrim në BE.

“Zotimi i im si president se do ta bëjmë Bashkimin Europian deri në 2030 sot do të mundësohet, për shkak se me hapjen e kapitujve në vitin 2024 deri në vitin 2028 do të arrijmë t’i mbyllim kapitujt, fillon ratifikimi i marrëveshjes në 27 vendet anëtare të BE-së që zgjat një deri në dy vite dhe në vitin 2030 ne do të ulemi si vendi anëtar i 28 në BE.
Vendimi i sotëm për ndryshime kushtetuese, mundëson dhe dekalogun të presidentin europian, nën dy vendi jonë të bëhet aleati më i fuqishëm i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor.
Nën tre veting të të gjithë bartësve të funskioneve publike, nga bord ndërkombëtar i përbëre nga SHBA-të, nga BE, dhe nga NATO.
Marrëveshje konsensuale ekonomike, ajo që bëtë ju me ndryshimet kushtetuese kërkoj ta bëni edhe për dy tema tjera për një marrëveshje ekonomike që nuk do të ketë dallim mes pozitës dhe opozitës që të arrijmë parametrat e stadardit jetësorë në vitet në vijim, dhe një kosensus për çështjen e kapitujve dhe negociatave me BE-në nuk ka më dallime se kush është pozitë dhe opozitë, për shkak se rregullativat dhe direktivat e BE-së janë të panegociushme dhe nuk ka arsye të kemi dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativave, prandaj si president kërkoj një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdojë për çdo temë tjetër, por jo për plotësimin e kushteve për integrim në BE, dhe jo për ligjet që do të dalin nga marrëveshja ekonomike që do të garantojnë stadardin jetësor për njerëzit”, tha Osmani.

Në fund, Osmani ka propozuar që ndryshimet kushtetuese, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, të pranohen nga qytetarët, duke theksuar se roli i presidentit duhet të jetë autoriteti i arsyes dhe përbashkuesi i narrative etnike dhe politike në një shtet multietnik.

“Dua të propozoj se këto ndryshime kushtetuese sa i takon zgjedhjes së presidentit të pranohen mirë nga qytetarët, për shkak se është qëllimi të ndalim në proces i cili ka krijuar vetëm polarizim shtesë dhe eskalim shtesë politik. Roli i presidentit është të jetë autoriteti i arsyes në vend, të jetë përbashkuesi i narrative etnike dhe politike, duhet të jetë krijuesi i konsesnsusit shtetërorë, dhe një konsensus i tillë në një shtet multietnik mundet të jetë vetëm një president që ka vullnetin e të gjitha komuniteteve të vendit. Në një proces që do të zgjidhet me dy të tretat e votave të deputetëve dhe me shumicë të dyfishtë, që do të mundësojë një harmoni ndëretnike dhe politike, dhe një autoritet përfundimisht institucional, i cili do të ndali këto kriza permanente që kanë mbajtur vendin peng. Ky është vizioni që garanton jetë të barabartë në BE. Urime të gjithëve dhe faleminderit për besimin e dhënë”, tha Osmani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close