LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani me propozim deri te VMRO-DPMNE: Ndryshimet kushtetuese e më pas mund të caktojë datë për zgjedhje

VMRO-DPMNE të pranojë ndryshimet kushtetuese dhe më pas mund të vendos për datë për zgjedhje. Kjo ishte përgjigja e ministrit për punë të jashtme, Bujar Osmanit, për propozimet e kryetarit të partisë opozitare, Hristijan Mickoskit, i cili ditëve të fundit po propozon që zgjedhjet të mbahen këtë pranverë mes festës së pashkëve dhe bajramit. Në lidhje me qëndrimin e Mickosit se a duhet të kemi zgjedhje të dyfishta, përkatësisht edhe zgjedhje parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku, Osmani tha se kjo është çështje e teknikës e jo e vlerësimit politik.

“Nëse i votojnë ndryshimet kushtetuese, do të lëmë që ata të vendosin kur do të mbahen zgjedhjet, kur të dëshirojnë, sot, nesër, pasnesër, menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj se kjo është ofertë e drejtë nga ana jonë. Nëse jo atëherë do të shkojmë në zgjedhje të rregullta, a do të mbahen ata së bashku apo ndaras më shumë është çështje e logjistikës, teknikës dhe vlerësim i partive politike për të gjetur konsensus”, tha Bujar Osmani, shef i diplomacisë.

Dje Mickoski propozoi që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në muajin prill, mes dy festave të mëdha fetare, Pashkëve dhe Ramazan Bajramit, për shkak se siç theksoi është koha që të caktohet datë për zgjedhje. Por siç duket propozimi i Osmanit nuk është i pranueshëm për DPMNE-në, prej ku përsëritën qëndrimin e tyre se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, si dhe që BDI do të shkojë në opozitë.

“Ta kemi të qartë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Zgjedhje do të ketë, të rregullta apo të parakohshme. BDI do të shkojë në opozitë dhe do të përgjigjet për gjithë krimin e bërë në shtet nga BDI-ja. Këtë gjë e ka të qartë edhe Bujari edhe BDI-ja dhe se format e tilla të nervozes siç është kjo e Bujar Osmanit vetëm e konfirmojnë këtë”, pohoi Naum Stoillkovksi, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me përcaktimin e datës së zgjedhjeve, kryeministri Kovaçevski, javën e kaluar deklaroi se datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore dhe çfarë do të dakordohet mes partive e më pas edhe do të propozohet nga Kuvendi.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close