LajmeMaqedoniTopLajm

Osmani kërkon konsensus për ndryshimet kushtetuese

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë se duhet të arrihet një konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese, nga të cilat sipas tij varet rruga evropiane e vendit.

Kreu i diplomacisë nënvizon se duhet të lihen mënjanë interesat e politikës ditore duke u analizuar të gjitha aspektet “pro” dhe “kundër” ndryshimeve me të cilët Bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Ju siguroj se edhe në nivelin e ekspertëve dhe në atë politik dhe në cilin do nivel tjetër, do të dominojnë argumentet “pro” ndryshimeve kushtetuese, për shkak se kanë të bëjnë me interesin tonë. Së pari do të përmirësohen në mënyrë afatgjate raportet RMV – Bullgari. Zgjidhja e kësaj çështjeje është me rëndësi që të vazhdojë procesi i negociatave për anëtarësim në BE”, tha Bujar Osmani.

Qeveria nuk i ka dy të tretat e nevojshme të votave në parlament për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë. Edhe sondazhet e opinionit publik tregojnë se 80% e Maqedonasve etnik kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese sipas një hulumtimi të Institutit për Demokraci “Konrad” Adenauer të publikuar më 1 Mars. Edhe tek mbështetësit e LSDM-së në pushtet gati 60% janë shprehur kundër ndryshimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close