
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në cilësinë e shefit të Shtabit Politik të BDI-së në Çair përmes një video mesazhi, iu ka bërë thirrje të rinjve dhe profesionistëve të ndryshëm në këtë komunë, që të bëhen pjesë e nismës “Shkolla e Politikanëve të Rinj në Çair”. Osmani thotë se nisma do të mentorohet nga ai personalisht.
“Kjo është një mundësi unike për të gjithë ju, për të mësuar nga afër se si funksionon politika. Për t’u takuar me liderë të rëndësishëm vendor dhe ndërkombëtar dhe për të qenë pjesë aktive e rrjetit vendimmarrës në komunën tonë”, thotë mes tjerash Osmani në mesazh.



