LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Roamingu nuk është luks, është shpenzim i përditshëm ë

Derisa vendet e rajonit po afrohen me sistemin evropian të roamingut, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të paguajnë një faturë që mund dhe duhet të ishte shmangur.

Këtë faturë nuk e paguajnë vetëm qytetarët që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. E paguan edhe diaspora jonë sa herë vjen në vendlindje, komunikon me familjen, punën dhe institucionet, dhe përballet me shpenzime shtesë vetëm sepse shteti ynë po ecën më ngadalë se të tjerët.

Në kohën kur Shqipëria dhe Mali i Zi po avancojnë drejt përfitimeve konkrete për qytetarët e tyre, Maqedonia e Veriut vazhdon të prodhojë arsyetime.

Roamingu nuk është luks. Është shpenzim i përditshëm për studentët, familjet, bizneset, mërgimtarët dhe secilin qytetar që lëviz mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Çdo euro e paguar pa nevojë për roaming është çmimi i vonesës së kësaj Qeverie.

VLEN-i mund të vazhdojë të flasë për “suksese”, por qytetarët e matin suksesin në xhepin e tyre. Dhe kur fqinjët ecin përpara, ndërsa ne mbetemi pas, propaganda nuk e ul faturën.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që Qeveria të tregojë qartë pse Maqedonia e Veriut nuk po avancon me të njëjtin ritëm dhe çfarë po bën konkretisht që qytetarët tanë dhe diaspora të mos vazhdojnë të paguajnë për paaftësinë institucionale.

Evropa duhet të ndihet në jetën e qytetarëve, jo vetëm të përmendet në konferenca për shtyp.

Related Articles

Back to top button
Close
Close