
Kryeministri hungarez Viktor Orban, në hapjen e Konferencës konservatore CPAC (The Conservative Political Action Conference – CPAC) në Budapest e përshëndeti kryeministrin Hristijan Mickoski dhe lidershipin e tij në mbrojtjen e kufirit evropian nga migrantët e paligjshëm.
“Heroi ynë maqedonas, Hristijan Mickoski, fitoi në zgjedhjet edhe pse i gjithë Brukseli mbështeti kundërshtarin e tij. Ai është rojtari i një fortese që mbron kufirin jugor të Evropës nga migrimi. Rroftë Maqedonia!”, deklaroi kryeministri Orban në hapjen e konferencës së madhe të konservatorëve evropianë dhe amerikanë në kryeqytetin hungarez.
Pritet që nesër Mickoski të mbajë fjalim në konferencën.



