BotaLajmeTopLajm

Orban do të takohet me Erdogani, fokus i diskutimit lufta në Ukrainë dhe negociatat për armëpushim

Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet sot me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të folur kryesisht për luftën në Ukrainë, në fazën e fundit të një “misioni” të deritanishëm të pafrytshëm për të ndërmjetësuar armëpushimin.

Udhëheqësit e dy vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë “konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme”, tha zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs përmes X.

Turqia ka zgjedhur neutralitetin midis Moskës dhe Kievit dhe nuk merr pjesë në sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Sa i përket Viktor Orbanit, ai po bën lojën e tij, duke shfytëzuar afërsinë e tij me Kremlinin, ndërkohë që është edhe anëtar i Bashkimit Evropian, të cilin e kryeson deri në fund të dhjetorit.

Në fillim të korrikut ai shkoi në Moskë, duke thënë se po kërkon një zgjidhje diplomatike të konfliktit pa u konsultuar me partnerët e tij.

Shefi i shtabit të Orban tha sot se kryeministri hungarez i ka propozuar Putinit armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës me rastin e Krishtlindjeve.

Ai shtoi se Hungaria dëshiron që armëpushimi të zgjasë përgjithmonë, “por tani propozimi është  për ditët e Krishtlindjeve”.

Kremlini gjithashtu njoftoi sot se Rusia mbështet plotësisht iniciativën e paqes të kryeministrit hungarez dhe shkëmbimin e të burgosurve që ai ka propozuar.

Orban i bëri propozimet në bisedën e tij telefonike me Putinin, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, gjatë bisedës së djeshme telefonike me presidentin Putin, propozoi që në prag të Krishtlindjeve të bëhej një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe shpallja e armëpushimit për Krishtlindje”, tha Peskov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close