LajmeMaqedoniTopLajm

“Open Ballkan” pa Zaevin!

Nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes nismës “Ballkani i Hapur” ka vazhduar dje me takimet joformale në Beograd. Ndërsa sot mbahet takimi kryesor i nismës “Ballkan i Hapur”, por në këtë takim nuk do të jetë kryeministri Zoran Zaev. Në vend të Zaevit, që ka paralajmëruar dorëheqje, Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësojë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, transmeton TV21. Agjenda për takimin e punës që organizohet në bashkëpunim me Këshillin Atlantik, përfshin panel diskutim në temën “Transformimi digjital si dorë e shtrirë për integrimin rajonal” në të cilat do të miratohen konkluza, pas çka do të mbahet konferencë për media. Janë paraparë edhe takime të liderëve  dhe takime me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia në të cilat do të bisedohet për lehtësime të tregtisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close