LajmeMaqedoniTopLajm

Omer Ajdini: Ky sistem për kriminelët është nënë, ndërsa për të pafajshmit njerkë

Kjo Qeveri vetëm se e ka vazhduar rrugën të cilën e kishte trasuar pushteti i Gruevskit. Kështu tha Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët, ku ka shtuar se Sasho Mijallkov kishte ofruar garancion prej 11 milionë euro për tu liruar ndërsa kjo Qeveri as qëe interesohet se prej nga vijën ato para, si i ka fituara ato të njëjta.

“Në anën tjetër kemi persona të cilët janë të pafajshëm, për të cilët dihet botërisht se nuk kanë faj, të marrim rastin e Feta Alimit, e Rexhaoil Qerimit dhe raste të tjera të montuara të cilat Qeveria LSDM-BDI ak premtuar se do t;i zbardh dhe do t’i zgjidh, por asnjëherë nuk u zbardhën këto raste, nuk u liruan këto njerëz. Pra, në njërën anë kemi sistem gjyqësor i cili liron njerëz të cilët janë rrezik për çdo njërin prej nesh, si është rasti i Boban Iliq, Sasho Mijallkov, dhe nga ana tjetër ky sistem i padrejtësisë i mban në burg njerëzi si Feta Alimi, si Rexhail Qerimi në burg dhe pa asnjë të drejte për t’u liruar”, tha Ajdini.

Ai shtoi se ky sistem i padrejtësisë i cili është krijuar nga VMRO-BDI dhe po mbahet gjallë nga LSDM-BDI, për dikë është nënë, për kriminelët është nënë, ndërsa për të pafajshmit është njerkë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close