LajmeSport

Akil Gjakova dhe Dardan Cena të pafat, eliminohen nga Kampionati Evropian

Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Dita e sotme nuk ka qenë pozitive për xhudistët e Kosovës nga garat e Kampionatit Evropian.

Akil Gjakova është eliminuar nga luftën e dytë, ndërsa Dardan Cena në të parën në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan zhvilloi një luftë të fortë me Mark Hristov të Bullgarisë, por u mposht me ‘ëaza-ari’, ndërsa në luftën e parë mposhti sllovenin Martin Hojak.

Në anën tjetër, Cena u mposht në luftën e parë nga xhudisti Manuel Parlati nga Italia.

Vlen të theksohet se Distria Krasniqi fitoi dje (e enjte) të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Loriana Kuka ndeshet nesër (e shtunë).

Related Articles

Back to top button
Close
Close