
Manchester United dëshiron ta shndërrojë Jude Bellingham në figurën qendrore të projektit të tij sportiv.
“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 200 milionë euro për mesfushorin ndërkombëtar anglez, aktualisht pjesë e Real Madridit.
I pozicionuar në një vend të zbehtë të shtatë në tabelën e Ligës Premier, Man Utd vazhdon të jetë larg rikthimit të konkurrencës që e karakterizonte në vitet e arta.
Klubi ka rinovuar skuadrën dhe ka provuar disa trajnerë, por ende nuk ka gjetur një lider të vërtetë që të marrë përgjegjësinë e skuadrës.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të bëjnë një ofertë spektakolare për Jude Bellingham (22 vjeç), të cilin e konsiderojnë ideal për të udhëhequr ekipin.
Sipas asaj që raporton OK Diario, drejtuesit e Old Trafford po shqyrtojnë mundësinë e një oferte deri në 200 milionë euro për yllin e Real Madridit.
Përgjigjja e Real Madridit
Megjithëse shuma është jashtëzakonisht e lartë, Real Madridi nuk ka ndërmend ta marrë në konsideratë largimin e lojtarit.
“Në klubin e bardhë nuk përjashtohet mundësia e ndonjë transferimi të madh në fund të sezonit, por Jude Bellingham konsiderohet ‘i pashitshëm’”, shkruajnë mediat spanjolle.
Sipas saj, anglezi bën pjesë në grupin e pesë lojtarëve të paprekshëm, së bashku me Thibaut Courtois, Eder Militao, Aurelien Tchouameni dhe Kylian Mbappe.
As vetë Bellingham nuk ka ndërmend të ndryshojë ambient.





