
Me afrimin e Ismael Saibarit dhe Nathaniel Braun, Bajerni tashmë ka prezantuar dy përforcime të kushtueshme.
Pas shitjes së portierit Aleksander Nubel, kampionët e Gjermanisë mund të sigurojnë të ardhura të tjera edhe nga largimi i lojtarëve të tjerë.
Më në fund ka lëvizje konkrete sa i përket Zhoao Palinjas. Bajerni është në kërkim të një blerësi të ri dhe duket se e ka gjetur atë në Lisbonë. Benfika po përgatit një ofertë për Bajernin në vlerën e 25 milionë eurove, pikërisht shuma që ishte raportuar së fundmi si çmimi i kërkuar nga klubi bavarez.
Megjithatë, po diskutohet edhe një formulë tjetër: një huazim me tarifë prej 10 milionë eurosh dhe një detyrim blerjeje prej 15 milionë eurosh. Në këtë rast, Bajerni do të mbulonte një pjesë të pagës së lojtarit.



