LajmeMaqedoniTopLajm

Objekti i shkollës si në mesjetë! Nxënësit e Klukovecit të Velesit në shtator do të bojkotojnë mësimin

“Këtu mësojnë afër 50 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e pestë fillore, mandej vazhdojnë në një fshat afër këtu që quhet Buzallakov. Gjendjen mund ta shihni edhe vetë se në çfarë mjerimi janë duke mësuar këto 50 nxënës”, tha Remzi Shemsedini – arsimtarë.

Kjo shkollë është në fshatin Klukovec të Velesit. Gjendja e shkollës është e mjerueshme.

Për ndërtimin e kësaj shkolle prindërve u është premtuar thuajse çdo vjet, por premtimet mbetën vetëm fjalë.

Remziu mësimdhënës në këtë shkollë thotë se çdoherë kur duhet të ndërtohet shkolla dalin pengesa ose ndonjë arsye për mos tu realizuar punimet.

“Tregojnë se është problem. Disa stalla të bagëtive duhet së pari të shkatërrohen, pastaj të ndërtohet shkolla dhe kështu si gjithmonë gjinden shkaqe, dalin probleme dhe të pengohet procesi që të mos realizohen projektet nëpër vendbanimet shqiptare”, deklaroi arsimtari.

Prindërit e nxënësve kanë marr një vendim.

Ata thonë se në shtator me fillimin e vitit shkollor, nuk do të lëshojnë fëmijët në shkollë dhe do ta bojkotojnë mësimin.

“Vendimi jonë, ne si fshatarë, është që fëmijët tonë mos të vazhdojnë mësimin në këtë shkollë.

Fëmijët nuk do të mësojnë më. Do të ketë bojkot për të gjithë kohën.

Arsyeja është që na premtuan shkollë të re, por siç e shihni edhe vet shkolla është katastrofë nuk është për të mësuar fëmijët këtu”, Idriz Shemsedini – Prind.

Para disa javëve e pyetëm edhe ministrin e Arsimit Arbër Ademin se çfarë po ndodh me shkollën në fshatin Klukovec dhe pse nuk po fillojnë punimet.

Ai tha se njëherit duhet të zgjidhet problemi me parcelën e shkollës dhe mandej do të mund të fillojë ndërtimi.

Hallet e shqiptarëve të Velesit nuk janë vetëm kushtet e rënda të objekteve, por në disa fshatra kanë hallin edhe mësimin në gjuhën shqipe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close