
Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata lokale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 11:00 kanë votuar 160.035 votues, gjegjësisht 14.11%, shkruan portalb.mk
Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, deri në këtë orë kanë votuar 184.275 votues, gjegjësisht 10.30%.
Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve në disa prej komunave me shumicë shqiptare dhe daljen e përgjithshme.
