
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë.
Ai ka njoftuar se presidenca daneze e BE-së e ka ftuar Shqipërinë për hapjen e 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se këta kapituj do të ju shtohet 24 kapitujve tjerë që ka hapur Shqipëria në 11 muaj.
Sipas tij, ky është një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
“Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱✋🇪🇺”, ka shkruar Rama.



