MaqedoniTopLajm

Nuk merret vendimi në rastin “Tortura”, bëhet rihapja e rastit

Edhe pse ishte caktuar që sot të shqiptoheshin denimet në rastin “Tortura”, gjykata vendosi për rihapje të këtij procesi gjyqsor. Shkak për këtë sipas gjykatëses është se pas vlerësimit gjithëpërfshirës të provave të paraqitura, pas konsultimit me antarët e trupi gjykues ka mbetur e pa qartë çështja e llojit, karakterit, vëllimit të dhunës së përdorur, kërcënimit dhe rezistencës. Për momentin siç tha egziston pengesë faktike për sjelljen e një vendimi meritor nga ana e gjyqit.E njejta do të vazhdoj më 8 korrik. Përndryshe, i dyshuar kryesor në këtë rast është ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov. Ai paraprakisht është dënuar në tre rast,  në rastin “Target-Fortesa” ku mori 12 vjet burg, kurse në rastin “Thesari” u dënua me 8 vjet burg. Mijallkov, së bashku me Menduh Thaçin dhe tre ish-anëtarët e KSHZ-së, është akuzuar edhe në rastin “Titanik 2”, ku në vitin 2019 nga Gjykata Themelore Penale u dënua me 3 vjet burg. Ky vendim u rrëzua nga gjykata e shkallës së dytë dhe rasti u kthy në rigjykim. Ish-drejtori i DSK-së është i dyshuar edhe në rastet në “Imperia” dhe “Parcelat në Vodno”.“Tortura” ka të bëj me arrestimin e Lube Boshkovskit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close