LajmeRajon

“Nuk ka asnjë lëvizje nga shteti”/ Prindërit e fëmijëve të prekur me salmonelë, protestë para bashkisë Gramsh: Të hetohet rasti!

Prindërit e fëmijëve të kopshtit publik në Gramsh të cilët u prekën nga salmonela, kanë dalë në protestë këtë të hënë, ku kërkojnë hetim për rastin.

Pjesëmarrja në protestë është e ulët sepse ne i njohim dhe kanë frikë se mos ikin nga vendet e punës. Por mua përpara fëmijës tim nuk më intereson asgjë. Duam të zbardhet e drejta. Mesa shohim është një tender që i është dhënë një biznesi jashtë qytetit tonë”, thotë një prind.

“Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë”-shprehet prindi tjetër.

Është i konfirmuar me salmonelë. Njoftimin e mora nga edukatorja te henen që djali është me temperauturë. Sot po bëhen 8 ditë qe vazhdon me dhimbje barku, diarre. Për dezinfektime janë bërë në kopsht dhe spital. Doktoresha na ka qëndruar korrekte.

Kam edhe një gocë e kemi çuar analizat presim përgjigjet. Goca nuk ka shfaqur simptoma. ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinim. Doktoresha më dha mjekim si virozë stine se nuk e dinim, pastaj të enjten e morëm vesh. Sot ne bëjmë 8 ditë qe jemi trembur dhe gjendje ankthi e shoku. Kërkojmë siguri për ushqimin që konsumojnë fëmijët”-thotë një prind tjetër.

Fëmija im ka që të martën i infektuar. Falë mjekes që na dha ilaçin dhe është mjekur, është disi më mirë. Ka rënë temperatura, por dhimbjet e barkut vazhdojnë. Nuk jam i sigurt për ta çuar fëmijën prap në atë kopsht”-thotë një tjetër prind.

Top Channe

Related Articles

Back to top button
Close
Close