
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave fillore të komunës së Tearcës për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë duke uruar suksese dhe shëndet për të gjithë, shkruan Top24
Neziri po ashtu ka njoftuar se këtë vit do të ketë investime të tjera në shkollat e komunës së Tearcës, premtim të cilin e kemi premtuar dhe pa dyshim që nxënësit dhe mësimdhënësit tanë meritojnë kushte bashkohore.
Të dashur nxënës, të nderuar arsimtarë, staf i shkollave, shumë të respektuar prindër, urime dhe qoftë i mbarë kthimi i nxënësve në bankat shkollore.
Ju dëshirojmë që gjysmëvjetori i dytë i këtij viti shkollor të jetë i përmbushur me plotë aktivitete pozitive gjatë procesit edukativo – arsimor në drejtim të sukseseve të shumta për nxënësit e shkollave tona dhe më gjerë.
Me respekt,
Kryetari i Komunës
Nuhi Neziri



