
Këshilli i komunës së Tearcës sot në seancën e 38 të këshillit ka miratur disa pika nga rendi i ditës ndërsa një nga pikat më të rëndësishme që gëzon banorët e komunës është themelimi i çerdhes komunale “Foleja” ndërsa ushtrues detyre drejtor i institucionit Çerdhja për fëmijë ” FOLEJA ” është zgjedhur Znj. Merita Elmazi, shkruan Top24
Lajmin për themelimin e çerdhes e ka bërë të ditur kryetari i këshillit komunal Besnik Osmani.
“Më besoni jam shumë i emocionuar, tani më fëmijët tanë do të kenë një vend që të mos malltretohen deri në Tetovë. Kjo çerdhe sot më ka kthyer gëzimin dhe se po e plotësoj edhe një nga premtimet e mia si kryetar i komunës së Tearcës. Ditë të mira për secilin banorë të komunës sonë”, tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.




