
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri përmes një postimi ka njoftuar se radha për investime të reja kapitale në infrastrukturën rrugore është që Nerashtit ti sjellim rrugë të reja dhe infrastrukturë urbane ashtu si që meritojnë banorët e këtij fshati shkruan Top24.
“Në bashkëpunim me qytetarët vendor filloi rindërtimi i rrugës Jazxhie në fsh. Nerasht, bashkë të punojmë për ti dhën frymë kësaj arterie të infrastrukturës për lidhje në mes fshatrave. Ne po bëjmë atë që ju kemi premtuar banorëve të komunës sonë pasi ata na besuan dhe besimi tyre është detyrim për ne” tha kryetari Nuhi Neziri.
Neziri më tej shton se pranvera do ta gje komunën e Tearcës në një nga kantierat më të mëdha të inversimeve infrastrukturore ku komuna e Tearcës do të mer formën e një qyteti të mirëfilltë bashkohorë.Top24



