
Kryetari i komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, njëherit edhe sekretar organizativ i Aleancës për Shqiptarët ka kujtuar sot 3 dhjetorin ditën Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe duke kujtuar se ata nuk kanë nevoja të veçanta por kanë të drejtën e tyre të jetojnë në kushte dhe mundësi të barabarta, shkruan Top24
Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe!
Ata nuk kanë nevoja të veçanta por kanë të drejtën e tyre të jetojnë në kushte dhe mundësi të barabarta, Ata i kemi gjithkund shumë afër nesh, andaj T’i respektojmë dhe tu ndihmojmë, dhe të jemi sa më afër në çdo moment të jetës së tyre!
Isen Shabani



