LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri në Francë me ftesë të Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri po qëndron në një vizitë zyrtare në Francë me ftesë të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, me seli në Francë dhe i drejtuar nga Presidenti, Tahir Shabani, shkruan Top24

Gjatë këtij takimi të Nezirit me kryetarët e komunave franceze nga Këshilli i Qarkut Annemasse, që përfshinë 12 komuna, diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe shkëmbimin e përvojave të suksesshme në fusha kyçe si arsimi, shkenca, kultura, sporti, turizmi dhe ekonomia agrare përcjellë Top24

Kjo vizitë shënon fillimin e një kapitulli të ri partneriteti për vitin 2025, duke forcuar lidhjet mes Komunës së Tearcës dhe zonës frankofone. Falënderimet tona shkojnë për të gjithë kryetarët e komunave të përfshira, për mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Mirënjohje e veçantë për zonjën Pauline Plagnat, kryetare e Komunës së Machilly, dhe z. Gabriel Doublet, president i Këshillit të Qarkut Annemasse dhe kryetar i Komunës së Saint-Cergues, për kontributin dhe përkushtimin e tyre në krijimin e urave të reja bashkëpunimi”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close