LajmeTeknologji

Nokia dhe Samsung zgjerojnë marrëveshjen e patentave për licencë të ndërsjellë

Nokia dhe Samsung kanë arritur një marrëveshje të re për teknologjinë e patentave 5G, e cila do të bëjë që gjigandi korean i teknologjisë të përdorë “shpikjet themelore të Nokia-s në teknologjinë 5G dhe teknologji të tjera”.

Dy kompanitë nënshkruan më parë një marrëveshje të ngjashme, e cila skadoi në fund të vitit 2022.

“Samsung është një lider në industrinë e smartfonëve dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje miqësore me ta”, tha Jenni Lukander, presidente e Nokia Technologies, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

“Marrëveshja u jep të dyja kompanive lirinë për të sjellë inovacion dhe pasqyron forcën e portfolios të patentave të Nokia-s, investimet e bëra prej dekadash në departamentin për studim dhe zhvillim dhe kontributet në standardet celulare dhe teknologjitë e tjera”, shtoi ajo ndër të tjera.

Reklama

Marrëveshja e re do të bëjë që Samsung t’i bëjë pagesat e e të drejtave të Nokia-s gjatë një periudhe shumëvjeçare me datën e fillimit më 1 janar 2023. Kushtet aktuale të marrëveshjes mbeten konfidenciale.

Nokia aktualisht mban mbi 20,000 patenta me 4,500 që konsiderohen thelbësore për teknologjinë 5G. Kompania ka investuar mbi 130 miliardë euro në Kërkim dhe Zhvillim që nga viti 2000.

Related Articles

Back to top button
Close
Close