LajmeMaqedoniTopLajm

Njëra derë në flakë, tjetra e bllokuar: Përse nuk mundën të dilnin nga autobusi 44 viktimat

Detaje të reja dalin në dritë për tragjedinë e ndodhur të martën në Bullgari ku gjetën vdekjen 44 persona. Prokurorët bullgarë, në daljen e tyre të parë për ngjarjen e rëndë zbuluan disa detaje, ndërsa paraprakisht sqaruan se ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor.

Hetuesit thanë po ashtu se nga kjo tragjedi janë 44 të vdekur e jo 45 siç është besohej deri më tan dhe se të mbijetuarit janë 8 dhe fati i njërit prej tyre mbetet mister. Prokurorët po ashtu mohuan në mënyrë kategorike se në autobus transportohej naftë apo benzinë.

Hetuesit shpjeguan edhe përse viktimat nuk arritën të dilnin nga autobusi. Dera e parë e autobusit, sipas ekspertëve ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa dera e pasme ishte e bllokuar.

“Nga dera e parë askush s’ka mundur të dal sepse aty kishte zjarr. Të gjithë kanë vrapuar tek dera e pasme, e cila fatkeqësisht ka qenë e bllokuar nga njëri prej parmakëve të rrugës”, tha hetuesi Marian Marinov./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close