
Shkalla e vetmisë ilustrohet më së miri nga fakti se 20% e të burgosurve në burgun më të madh të grave në Japoni janë gra. Gratë e moshuara thjesht preferojnë një vakt të ngrohtë, kujdes dhe shoqëri në vend të izolimit dhe vetmisë që mbretëron në shtëpitë e tyre.
Burgu po përshtatet gjithnjë e më shumë me nevojat e popullatës së moshuar, duke përfshirë ndihmën për larje, ushqim dhe kujdes mjekësor.
“Disa gra madje ishin të gatshme të paguanin midis 20,000 dhe 30,000 jen (122 dhe 184 euro) në muaj për të qëndruar në burg për pjesën tjetër të jetës së tyre,” tha roja Takayoshi Shiranaga për CNN.
“Ka njerëz që vijnë këtu sepse është ftohtë apo se janë të uritur”, shtoi Shiranaga.
Burgu ndodhet në veri të Tokios dhe mediat rrallë lejohen brenda.



