LajmeShendeti

Një simptomë e pazakontë dhe e pakëndshme që tregon një nivel të lartë të hormonit të stresit – kortizolit

Hormoni i stresit kortizoli është një hormon shumë i rëndësishëm në trup sepse rregullon mënyrën se si trupi reagon ndaj situatave stresuese. Kjo është arsyeja pse ai njihet si hormoni i stresit dhe kur është jashtë ekuilibrit, janë të mundshme shumë pasoja të padëshiruara. Një prej tyre është një pasojë krejtësisht e papritur dhe e pakëndshme – qimet në mjekër tek gratë.

Konkretisht, kur bëhet fjalë për mosbalancimin e hormoneve, sindroma e Cushing mund të mos jetë aq e zakonshme sa sindroma e vezores policistike, por gratë kanë tre herë më shumë gjasa për ta zhvilluar atë. Dhe kjo është një sindromë që shkakton nivele të larta të hormonit kortizol.

Simptomat zakonisht përfshijnë shfaqjen e atyre qimeve të fytyrës, dmth. në mjekër, por shenjat e mundshme janë shtimi në peshë, strijat, mavijosjet që shfaqen lehtësisht në lëkurë, dobësimi i muskujve apo kockave.

Mund të shfaqet edhe si efekt anësor i marrjes së medikamenteve të caktuara ose më rrallë për shkak të tumoreve, por edhe për arsye të tjera.

Në çdo rast, është jashtëzakonisht e rëndësishme të vizitoni një specialist nëse dyshoni se keni një problem me hormonet, ose në përgjithësi nëse keni ndonjë vështirësi sepse sa më shpejt të merrni diagnozën dhe trajtimin e duhur, aq më shpejt do ta zgjidhni problemin dhe do ta parandaloni. komplikimet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close