BotaTopLajm

Një shumë stratosferike për dëmshpëblim të autoriteteve amerikane kundrejt familjes së Floyd-it

Qyteti i Mineapolisit të premten u pajtua që të paguajë 27 milionë dollarë në rastin gjyqësor që është paraqitur nga familja e George Floydit në lidhje me vdekjen e tij në duart e policisë. Rasti kishte nxitur protesta masive kundër padrejtësisë racore dhe brutalitetit të policisë në Shtetet e Bashkuara.

Floyd, burrë me ngjyrë në moshën 46-vjeçare, vdiqë në maj të vitit të kaluar, pasi polici Derek Chauvin ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta. Thirrjet e Floydit për ndihmë ishin incizuar dhe videoja u përhap në mbarë botën, duke nxitur protesta jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende tjera.

Benjamin Crump, njëri nga avokatët e familjes së Floydit, tha se kjo marrëveshje është më e madhja e këtij lloji në një padi për vdekje joligjore në historinë e Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Sasia e dëmshpërblimit thekson që vdekja e një personi me ngjyrë në duart e policisë nuk do të shkruhet më si gjë e vogël, e parëndësishme apo që nuk ia vlen për pasoja”, tha avokati Crump gjatë një konference për gazetarë, i shoqëruar të të afërmit e viktimës, kryetari i Mineapolisit, Jacob Frey, dhe zyrtarë tjerë.

Familja e Floydit përmes një deklarate tha se është e kënaqur që kjo tragjedi është zgjidhur në rrugën e drejtësisë. “Përderisa zemrat tona janë të thyera, ne jemi të ngushëlluar që e dimë se edhe në vdekje, George Floyd i tregoi botës si të jetohet”, thuhet në deklaratë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close