BotaLajme

Një person qëllon me armë pranë selisë së CIA-s, alarmohen autoritetet në SHBA

Një person ka alarmuar CIA-n ditën e sotme, pasi ka qëlluar me armë pranë selisë së institucionit në Virginia.

Zona është rrethur menjëherë pas të shtënave, dhe autorittet njoftuan se “incidenti është izoluar” në selinë e CIA-s.

Në një postim në X, Departamenti i Policisë njoftoi se Divizioni i Operacioneve Speciale ishte angazhuar në vendngjarje për të ofruar ndihmë.

Sipas raporteve të Fox 5 dhe ABC News, personi dyshohet të ketë kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s para se të qëllonte në ajër.

Autori është neutralizuar dhe hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close