Opinion

Një opinion që përthëkon gjendjen tonë si popull tek një fenomen i “pështirë” sa e sa muaj

Tea(Perputhen)

Më vjen keq për situatën jo të mirë që po kalon, edhe pse më duhet të them se je deri diku fajtore, por jo e vetmja. Është trishtuese që po të bombardojnë me fjalë, nga më ofendueset, por më vjeen shumë keq për këtë “zhgënjim të madhë”, që pesëqindëmijë, apo shtatëqindëmilionë… ku e di unë se sa shqipëtarë nuk paskan patur e nuk kanë asnjë hall tjetër, por vetëm zhgënjimin që i bëre ti Andit !
Se janë pa shpi, se po humbin për ditë njerëz nga Covid 19, se po përmbytën toka e shtëpi… po rreshqet dhe dheu po u del në rrugë, se rrinë pa drita apo pa ujë, nuk dashkan të dikan fare për zhgënjim… por që e tradhëtove ti atë djalin, Andin.
Unë as e imagjinoj të ndjek këto lloj tymuesesh, që i hedhin për të na hedhur hi syve, për këtë realitet të hidhur që po jetojmë !
Shqipëtarët, tashmë janë mësuar me TV- të tona, ku asgjë nuk është e vërtetë… çdo gjë është e kundërtae realitetit !!
Pse ti Tea u mërzite aq tepër dhe tani po del duke qarë e duke fajësuar të tjerët… si kujtove ti se atë famë me çfarë do ta merrje, përvecëse duke plotësuar ato kontratat e frikëshme, si thua ti.
Më tepër habitem nga ky zhgënjim i shqiptarëve, se sa llogjika jote për tu futur në këto emisione fallco, duke mos treguar aty asgjë…po asgjë fare vetëm sharje, ofendime, grushta e shqelma !
– Pse kështu e gjen rinia burrin e jetës, si thua ti, Tea ?!
Pse nëpër këto produksione nuk merren vajza të thjeshta nga fshati, nga provinca të thella e djem të thjeshtë, që për një arsye apo tjetër, nuk kanë mundur të gjejnë një njeri në jetën e tyre, nuk do t’ishte turp…mund të njihen dhe me një produksion televiziv, po na servirni gjithëmonë femra moderne, me bark perjasht e të lyera e të zhgërryera, shumica silikon e botox dhe djem të palestruar e të fryrë si me pompë, por me sjellje vullgare… kaq budallenjë ju dukemi ne shqiptarët këtyre !!
Tregoni Shqipërinë e vëtetë, atë që është, me njerëz të thjeshtë, me vajza që ju duhet të punojnë e ndonjëherë harrojnë të krehin flokët e tyre… Me djem që punojnë në ndërtim gjithë ditën, për pak lekë e marrin atë çesen e bukës në dorë, ikin në punë.
Këto jemi në të vërtetë, bollë më me bukuroshe falso, që promovuan shalet përjasht, barkun e të pasmet…!
Mjaft se u bajatët !!
Prandaj Tea, kërkou falje shqiptarëve për aktrimin tënd, por mos harro se, po të isha si ai djali që do ti, do të vija në diskutim një përfundim me ty. Vazhdo jetën dhe mos fajëso të tjerët, për pjesën tënde të fajit. Ai emision më mirë të quhej “ Mos u puthëshi “ kurrë, se sa “ Përputhet “! Po promovoni një rini që rri 7 orë duke palestruar trupin ne palestër , e mezi lexon një libër dhe niveli u pa i qartë!

Anita Hoxha

Related Articles

Back to top button
Close
Close