BotaLajme
Një nga pronarët e Le Constellation. barit ku ndodhi tragjedia në Zvicër, këmbëngul se bari menaxhohej sipas rregullave. Jacques Moretti i tha gazetës zvicerane 24 Heures se vendi u inspektua tre herë në dhjetë vjet dhe “gjithçka u bë sipas standardeve”, transmeton Klankosova.tv Ai refuzoi një intervistë më të gjatë, duke thënë se “nuk ndihej mirë” pas tragjedisë. Megjithatë, sipas Stephane Ganzer, Ministrit të Sigurisë të Valais, i cili shpjegoi në një konferencë për shtyp se “bashkia është përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës dhe ky inspektim duhet të bëhet çdo vit”.

Vullkani Etna ka nisur një fazë të re aktiviteti, me një rrjedhje llave që ka filluar më 1 janar 2026 në lartësi rreth 2,000 metrash.
Rrjedha po lëviz drejt pjesëve më të ulëta të Valle del Bove, duke arritur afërsisht në 1,500 metra, por për momentin nuk kërcënohen zonat e banuara.
Ekipet shkencore po monitorojnë ngjarjen nga afër, ndërsa autoritetet raportojnë se nuk ka dëme ose probleme në infrastrukturë.
Etna, vullkani më aktiv i Evropës, vazhdon të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm.



