
Një 56-vjeçar nga fshati Milladinovci i rajonit të Shkupit ka humbur jetën pasi nuk u ka mbijetuar lëndimeve të rënda trupore.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ai ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” më 8 korrik, pasi kishte rënë nga kati i parë i tarracës së një shtëpie.
Vdekja e tij u konstatua të dielën në mëngjes, rreth orës 06:45.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.



