LajmeRajon

Një 43 vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë, nisin hetimet edhe nga Inspektorati i Punës

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se një person ka vdekur si pasojë e rënies nga një objekt derisa ishte duke punuar.

Viktima 43 vjeçare s’kishte arritur që të mbijetonte plagët dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Për këtë rast kanë nisur tashmë hetimet edhe nga Prokuroria dhe Inspektorati i Punës.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”

Related Articles

Back to top button
Close
Close