LajmeRajon

Nis takimi mes Konjufcës dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar zviceran

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Pas takimit, Konjufca dhe Nussbaumer do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë ka njoftuar se kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Zvicrës për të forcuar marrëdhëniet e saj bilaterale me Kosovën dhe për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatën për media.

Presidenti i Këshillit Kombëtar do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, e drejtuesen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

Nussbaumer do të zhvillojë takim edhe me Odën Ekonomike Zvicerane-Kosovare, e cila do të ofrojë një mundësi për të diskutuar mundësitë ekonomike për zviceranët ndërmarrës në Kosovë.

Eric Nussbaumer do të shoqërohet nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Marc Jost dhe Cédric.

Related Articles

Back to top button
Close
Close