LajmeMaqedoni

Nis me punë Komisioni për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë

Lidhur me suksesin e punës së Komisionit, anëtarët konkluduan që t’i parashtrojnë Qeverisë kërkesë për paraqitjen e Planit të Veprimit për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror. Siç tha Talat Xhaferi, Qeveria ka afat deri më 15 dhjetor për ta dorëzuar këtë plan veprimi në Parlament.

 

Qeveria deri më 15 dhjetor ka afat për ta dorëzuar në Parlament planin aksional për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror. Kjo u dakordua në seancën e parë konstituive të Komisionit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për monitorimin e përfaqësimit të duhur dhe të drejtë të qytetarëve, të cilën e kryesoi deputeti i Frontit Europian, Talat Xhaferi. Lidhur me suksesin e punës së Komisionit, anëtarët konkluduan që t’i parashtrojnë Qeverisë kërkesë për paraqitjen e Planit të Veprimit për përfaqësim adekuat dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve në organet e pushtetit shtetëror. Siç tha Xhaferi, Qeveria ka afat deri më 15 dhjetor për ta dorëzuar këtë plan veprimi në Parlament.

“Komisioni të dorëzojë deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kërkesë për dorëzimin e planit aksional të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve, të cilët i përkasin të gjitha etnive në organet shtetërore. Mendoj se gjysma e dhjetorit është kohë e mjaftueshme që të mundet Qeveria ti realizojë detyrimet të cilët dalin nga ky propozim”, tha kryesuesi i Komisionit parlamentar për Ndjekje të Përfaqësimit të Drejtë dhe Adekuat, Talat Xhaferi. Ndërkohë pas mbarimit të seancës konstituive të këtij komisioni, shefi i grupit grupit parlamentarë të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, shpjegoi rolin e këtij komisioni. Ai bëri të qartë se përpos rolit vëzhgues, ky komision nuk ka kompetenca të mëdha.

“Ky është Komision parlamentar për Vëzhgimin e Përfaqësimit të Drejtë dhe Adekuat, do të thotë Parlamenti formon Komision me marrëveshje në fillim të mandatit të ri, ishte një marrëveshje në mes partive politike në Parlament që të formohet një komision i tillë për të pasur mbikëqyrje mbi përfaqësimin e drejtë. Nuk ka fuqi apo rol ekzekutiv”, tha Snopçe, i cili më tej tregoi se ky komision nuk duhet të ngatërrohet me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të cilin sipas tij, shumica parlamentare është duke e përgatitur.

“Kjo nuk ka lidhje me Balancuesin. Veçmë ekziston grup pune për përgatitjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për shkak se kjo kategori, pra kategoria e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, është kategori kushtetuese, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet me ligj, ligj konkret i cili do të garantojë zbatimin e kategorisë kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, tha deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, i cili gjithashtu informoi se pjesë e grupit punues për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat janë ekspertë të fushës.

Përndryshe, nënkryetar i Komisionit parlamentare për monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve – është Musa Xhaferi. Anëtarë janë deputetët Antonio Milloshoski, Aleksandar Veljanovski, Dragan Kovacki, Gjorgija Sajkoski, Dafina Stojanoska, Dragan Nedeljkoviç, Salim Sulejmani, Ilir Demiri, Sali Murati, Mile Cekov, Fatmir Bytyqi, Sonja Mirakovska, ndërsa zëvendësanëtarë janë deputetët, Eli Panova, Bojan Stojanoski, Bllagica Lasovska, Igor Zdravkovski, Malisha Stankoviq, Imërlile Saliu-Fetai, Elmi Aziri, Ilir Hasani, Daniel Stojçevski, Borçe Cvetkov dhe Monika Zajkova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close