Lajme
Nis mbledhja e kryesisë së LDK-së, Bajrami shkon me qëndrimin e njëjtë për Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës pas pak nis mbledhjen e kryesisë, e caktuar për sot pas zhvillimeve të fundit në parti.
Lideri që tashmë ka vendosur të ofrojë dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në sallën e takimeve, transmeton Klankosova.tv
Paraprakisht, nënkryetarja Hykmete Bajrami, deklaroi para mediave se vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë sa i përket vendimit të Abdixhikut.
Gazetarja e Klan Kosovës, Dielleza Berisha ndodhet te selia e këtij subjekti politik dhe do t’i sjellë të gjitha detajet.





